Bashkia e Tiranës në këmbë për të rregulluar Pemën e Krishtlindjes
Pak orë pas protestës së djeshme në Tiranë ku nuk munguan as dëmet materiale, përfshirë edhe pemët e Krishtlindjes pranë kryeministrisë dhe te sheshi “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës ka nisur menjëherë punën për rikthimin e tyre në normalitet.
Punonjës të shumtë bashkiakë janë parë mëngjesin e sotëm duke punuar në zonën e protestës.
Protesta e djeshme u organizua pas vrasjes nga policia i 25-vjeçarit Klodian Rasha, ndërsa nisi rreth orës 16:00 dhe përfundoi rreth orës 22:00