Lajme

Bashkia e Patosit jep urdhër që shkolla të mbyllet, prindërit dalin në protestë: Nëse ka plasaritje ta rregullojnë

Bashkia e Patosit ka vendosur të mbyllë një shkollë në fshatin Grizë. Kjo ka sjellë një ngritje të prindërve të nxënësve në protestë pasi kundërshtojnë këtë zhvendosje.

Sipas tyre, Bashkia do ti dërgojë fëmijët në një shkollë më larg fshatit pasi në institucionin që ndodhet pranë ka pasur plasaritje.

‘Kemi marrë firma në cdo familje pasi nuk jemi dakord. Kryetarja e Bashkisë na ka thënë se këtu do të ndërtohet një lulishte për pleqt. Shkolla tjetër është në Patos.Sot drejtoria e arsimit ka nisur furgonin me nxënësit, po ne nuk pranojmë që ata të shkojnë në Patos. Fëmija këtu vjen vetë, ne jemi në punë nuk lejmë dot punën që të merremi me fëmjët. Nëse shkolla është plasaritur ta riparojnë, për atë punë janë. Të gjithë banorët kemi firmosur. Mund të vërtetohet se këta janë të gjithë banorët.’- thotë një nga prindërit.

Lexo më shumë  "Kosova është demokraci funksionale", Doris Pack: Ndihem thellësisht e turpëruar nga qeveria e vendit tim, Gjermanisë

Në këtë shkollë janë 40 nxënës dhe 20 në kopësht.

Vijon…

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *