BallinaLajme

Bashkia e Mirditës tendera pa garë, skualifikohen pjesëmarrësit përveç fituesit

Bashkia e Mirditës, e drejtuar nga Ndrec Dedaj, sa i përket tenderave publik, nuk përjashtohet nga moda e fundit ku prokurimet bëhen pa garë. 

Sipas të dhënave të publikuara në APP, në rreth 1 vit e gjysëm, ky institucion rezulton të ketë zhvilluar 17 tendera, në 13 prej të cilave ose janë skualifikuar të gjithë përveç fituesit ose pjesëmarrës ka qenë vetëm 1 subjekt.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Që pas rikonfirmimit të Dedës si kryebashkiak për një mandat të dytë në 8 raste ka pasur vetëm 1 kompani pjesëmarrëse dhe automatikisht është shpallur dhe fituesja.

Ndërkohë në 5 raste të tjera në garë ka mbetur vetëm fituesi, pasi pjesëmarrësit janë skualifikuar për mosplotësim pikash apo kriteresh.

Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe në tenderin e kontraktuar nga Bashkia Mirditë, me objekt Ndërtimi i ujësjellësit për qytetin Rubik.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Për këtë kontratë kanë shfaqur interes 7 kompani, por 6 prej tyre janë skualifikuar për mungesë dokumentacioni apo mosplotësim kriteresh.

Në këtë mënyrë Curri Sh.p.k, i mbetur i vetmi në garë ka fituar kontratën me vlerën e ofertuar prej 120.4 milionë lekësh.

Bashkia e Dibrës nën drejtimin e Ndrec Dedaj për 17 procedurat e zhvilluara në një vit e gjysëm ka prokuruar më shumë se 197 milionë lekë.

YouTube player