KryesoreLajme

Bashkëshortja kërkoi reagim për arrestimin e policit në Serbi, flasin nga Presidenca: Osmani është në kontakt me QUINT-in

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, që nga e shtuna ndodhet në paraburgim në Serbi.

Ai sipas një aktakuze të ngritur nga BIA serbe po dyshohet për “vrasje të rëndë” në Banjskë, për të cilën rrezikon të dënohet me 10 vjet ose burgim të përjetshëm.

Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë.

Lexo më shumë  Dokumentet e Sazanit dhe Zvërnecit: Gazetari amerikan publikon tenderin e plotë dhe masterplanin

“Nuk po flas këtu vetëm si bashkëshorte. Po flas si qytetare. Sepse nesër kjo mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, nga Qeveria dhe nga të gjitha institucionet që të reagojnë menjëherë. Arbnori duhet të kthehet në shtëpi. Ai nuk është fajtor – ai është një hero i heshtur i këtij vendi”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë nga Presidenca e Kosovës, kanë bërë të ditur për Telegrafin se presidentja Vjosa Osmani ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.

Lexo më shumë  Green Coast, “Juvenilja” dhe kompanitë e ndërtimit/ Dosja “Black Eagle”: Si dyshohet se milionat e kokainës u investuan në prona dhe ndërtim në Shqipëri

“Presidentja Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë poashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së. Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Rruga Press

YouTube player