Bashkëqeverisja LDK-PDK i sigururoi Kishës Ortodokse Serbe 2256 hektarë
Nga Faton Gashi
2.255,48 hektarë
A mund ta përthekoni me mend, se sa është sipërfaqja 2.256 hektarësh? Është 56 herë më e madhe se sipërfaqja e Vatikanit, ose sa 56 shtete si Vatikani!
As ‘sveti’ Sava s’mund të krahasohet me shëmbëlltyrën e ‘peshkopit’ të Ldk-së dhe PDK-së, nëse për bazë merret trashëgimia që këta dy ia siguruan kishës ortodokse serbe.
Në vitin 2008, në kohën kur bashkëqeverisnin ‘monahet’ e PDK-së dhe Ldk-së, në krye më ‘peshkopët’ e tyre votuan ligjin 03/L 039 për këto zona të mbrojtura, të radhitura si më poshtë.*
Përveç se ky ligj kufizon zbatimin e ligjeve të Kosovës në këto zona përkatëse, njëkohësisht ia konfirmon kishës ortodokse serbe edhe monopolin e trashëgimisë fetare dhe kulturore mbi gjithë periudhën e Bizantit.
Janë gjithsej 2.255,48 hektarë zona të mbrojtur në mes e përqark Kosovës, të cilat Serbia pretendon t’i shpallë zona eksteritoriale. Nëse kjo ndodh, atëherë përbrenda Kosovës do të krijohen 43 zona të veçanta, në të cilat qytetarët e Kosovës s’do mund të hyjnë pa paguar biletën si vizitorë, nënkuptohet pasi t’i kanë këmbyer eurot me dinar.
43 zona të mbrojtura *
Patriakana e Pejës 230,50 h
Manastiri i Deçanit 839,60 h
Manastiri Graçanices 156,53h
Fshati Hoqë e Madhe 168,24h
Manastiri Gorioçit -Istog 88,59 h
Manastiri Deviçit -Skenderaj 84,62 h
Monumenti memorial Gazimestan 53,64 h
Manastiri Draganacit- Gjilan 2,34h
Manastiri Uroshit – Nerodime, Ferizaj 3,14 h
Kisha Nikolles- Shtrpce 1,79 h
Kisha e Shën Gjergjit 1,89 h
Kisha Teodorit -Shtrpce 1,72 h
Kisha e Nikolles – Gotovushë 1,97 h
KIsha e Virgjëreshës shënjt Gotovushë 3,64h
Manastriri i Binaçit- Viti 16,41 h
Manastiri i Premtit- Leposaviq 5,83 h
Manastiri i sheruesve -Leposaviq 7,22h
Manastiri Soçanices -Leposaviq 8,69 h
Qyteti mesjetar- Novobrda 48,16 h
Manastiri Duboki potok- Zubin potok 90,41h
Manastiri Banjskës -Zveçan 56,90 h
Kështjella e Zveçanit 89,23h
Manastiri Virgjëreshës së shënjt- Istog 9,62h
Kisha e Shën Nikolles- Gjurakoc, Istog 2,32 h
Manastiri i Budisavcit- Klinë 28,63
Manastiri Dollcit -Klinë 5,47 h
Manastiri Sokolices- Zveçan 39,98h
Kisha e Harmitve Klinë- Malishev 27,73
Kisha e shpalljes së Virgjëreshë -Lipjan 2,19
Manastiri Arkangjelit -Prizeren 24,03h
Kisha Bokoshevc- Prizren 1,46
Kisha Nikolles- Prizren 1,10
Kisha shën Gjergjit -Prizren 13,56 h
Manastiri Markut -Korish 52,77h
Vetmia e Petrit -Korish 14,38h
Kisha Nikolles Mushnikov -Prizeren 2h
Kisha e Apostujve të shënjt -Mushnik 1,56h
Manastiri Zoqishtës -Rahovec 1,23h
Kisha shën Gjergjit Sredskë- Prizren 1,19 h
Kisha Sredskë 3,70h
Kisha e Virgjëreshës- Sredskë 4,09h
Kisha e Virgjëreshës -Mushtisht 2,11h
Manastiri i Treshit të shënjt Mushtisht 55,30h
SHTOJCA – HARTAT PËR ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA – Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës
Rruga Press