Lajme

Basha uron fillimin e vitit shkollor: Shkolla është themeli i qytetarisë dhe i së ardhmes

Me rastin e 1 shtatorit dhe fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

Në mesazhin e tij, Basha tha se 1 shtatori është një ditë e veçantë, pasi shënon hapjen e dyerve të shkollave për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe të Kosovës.

Lexo më shumë  Nga ligji te gardhi me gjemba: si u dorëzuan zonat e mbrojtura

“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes,” theksoi ai në urim.

Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

“Me përkushtim e dashuri, ata udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe ndriçojnë rrugën e tyre me shembullin që japin çdo ditë,” thuhet ndër të tjera në mesazh.

Lexo më shumë  Eskalon gjuha e urrejtjes e Ramës, krahason të rinjtë protestues me nazistët dhe “Agimin e Artë”

Në fund, ai uroi një vit të suksesshëm për të gjithë.

“Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”, u shpreh Basha.

YouTube player