Lajme

Basha pyet Ramën: A keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?

Edhe deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka reaguar pas draft statutit të Edi Ramës i cili iu ka dërguar Francës e Gjermanisë.

Ai pyet Ramën, se a ka dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?

Postimi në Facebook:

Qenka shqetësu Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e mikut të tij, e që është Asociacioni. Bile e paska marrë mundin me draftu një statut!

Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?

I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën.

Rruga Press

Lexo më shumë  Fushata zgjedhore në Serbi gjithnjë e më larg “rrugës Evropiane”! Partitë politike temë kryesore Kosovën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *