Basha: Korporata “Devolli” e largoi nga puna motrën e dëshmorit Shpëtim Bojku vetëm pse u takua me kryeministrin Kurti
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se koroprata “Devolli” e ka larguar nga puna motrën e dëshmorit Shpëtim Bojku vetëm pse është takuar me kryeministrin Kurti dhe Organizata e Veteranëve të Luftës nuk ka reaguar fare.
Basha ka pyetur ku janë komandantët e partive që s’po guxojnë me çel gojën m’i dalë në mbrojtje një motre të një dëshmori.
“Korporata Devolli e ka largu nga puna motrën e dëshmorit Shpëtim Bojku vetëm sepse u taku me Kryeministrin Kurti!
Organizata e Veteranëve të Luftës a ka pas ndonjë reagim?
Ku janë këta komandantat e partive që s’po guxojnë me çel gojën m’i dal në mbrojtje një motre të një dëshmori?
Një thënie që i atribohet Volterit e përmbledh bukur gjendjen e tyre sot, që pak a shumë thotë, tregom kënd nuk guxon me kritiku edhe t’kallzoj kush t’kontrollon.
Po m’dhimbseni në gjendjen që keni ardh!, ka thënë deputeti Basha.
Rruga Press