Lajme

Basha hap dyert e partisë për gazetarët, policia kërkon kohë 45 min për zbardhjen e hetimit

Pas përfundimit të protestës së thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD Lulzim Basha ka hapur dyert e zyrës së tij për gazetarët.

Basha ka ftuar gazetarët të futen brenda selisë bashkë me kamerat e tyre për të pasqyruar gjendjen e saj pas vandalizmit nga ana e protestuesve.

Nga ana tjetër policia nuk e ka lejuar një gjë të tillë pas godina e PD është shpallur skenë krimi dhe tashmë policia dhe prokuroria po mbledhin prova për hetimin e plotë të saj.

Lexo më shumë  Kurti: Panairet të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit, diaspora urë-lidhëse për investime direkte

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka tentuar të negociojë me efektivët të lejojnë gazetarët të futen brenda.

Bëhet me dije se policia do ti lejojë gazetarët të futen në selinë e PD pas 45 minutash.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *