KryesoreLajme

Barduani: Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani ka folur lidhur me bashkëpunimin me institucionet e Kosovës duke përfshirë organet e sigurisë.

Ai u shpreh se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë.

Ndërkaq lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër, gjeneral Barduani u shpreh se qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë i qartë dhe konsistent.

Lexo më shumë  Murati: Dorëheqja e Qeverisë do të ishte efektive nëse certifikimi do të bëhej para 23 marsit

“Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me bashkësinë ndërkombëtare.”, u shpreh ai.

Gjeneralmajori Barduani, mes tjerash, ritheksoi se KFOR-i dënon ashpër sulmin e fundit në kanalin e ujësjellësit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok.

YouTube player
sqhrenfrdeit