Lajme

Banorja e “5 majit” flet nga SPAK: Telefonojnë babanë tim, i thonë ‘firmosi nënë Liza’

Lorena Nikolli, një prej banorëve të zonës së “5 majit”, banesa e të cilës është bërë me kryq të kuq për t’u rrafshuar ka shkuar sot në SPAK për të bërë një kallëzim penal.

Pasi bashkë me banorët të tjerë të zonës depozituan padinë e tyre, Nikolli tregoi për mediat e pranishme se autoritetet përkatëse tentonin që me çdo kusht që të bindnin banorët për të nënshkruar kontratën që u ofrohej.

Lexo më shumë  Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

Ndërsa gjithashtu shtoi dhe faktin se në zonë kontratë kishin nënshkruar vetëm 5% e tyre.

“Në atë zonë do të prishen 430 banesa, kanë firmosur 5%, gënjejnë. Marrin babanë tim, nëna Lizën veçmas dhe i thonë firmos ti se firmosën edhe ata.

Ne jemi farë e fis, nga e njëjta zonë jemi të gjithë. Unë flas më shumë për babanë tim.

Lexo më shumë  Nis takimi trepalësh për dinarin në Bruksel

Shtëpia është pa letra por babait tim i takon dhe toka se ka paguar 29 milion lekë,”-tha ndër të tjera ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *