Lajme

Banorët nuk lënë fadromën që të hedhë çakëll në rrugë një javë para zgjedhjeve, përplasen me policinë

Banorët e fshatit Lumas në bashkinë e Kuçovës kanë kapur mbrëmjen e sotme një firmë nënkontraktore e firmës ‘Salillari’ duke hedhur çakëll në hyrje të fshatit.

Menjëherë banorët kanë bllokuar makinerinë e firmës, ndërkohë që shoferi ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur me vrap. Banorët kanë bllokuar rrugën prej dy orësh dhe kanë njoftuar policinë.

Banorët thanë se qeveria nuk mund të tallet me ta dhe t’u hedh hi syve duke u shtruar asfalt pak ditë para zgjedhjeve që të marrin votat për zgjedhjet e 14 majit.

Lexo më shumë  Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Madje disa prej tyre kanë kërkuar që instacat shtetërore të marrin masa për këtë veprim, për hedhje asfalti elektoral pak ditë para zgjedhjeve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje 30 minuta pas njoftimit dhe po kryhen këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të dokumentuar veprën penale. Pas mbërritjes së policisë banorët janë konfliktuar edhe me policinë, të cilëve i kanë kërkuar arrestimin e shoferit të firmës, i cili u largua me vrap pasi u pikas nga banorët.

Lexo më shumë  Si e nxorën zbuluar Ramën kryebashkiakët e Rilindjes që i mbushën sallën me patronazhistë në Athinë

Ndërkohë ata i kanë kërkuar policisë edhe arrestimin pronarit të firmës që do shtronte çakëllin elektoral, Fredi Marra. Banorët pohojnë se firma fantazmë u kap duke shqyer rrugën, për të hedhur më pas çakullin që ishte ngarkuar në një tjetër kamion të firmës.

Banorët deklarojnë se nëse policia nuk do të marrë asnjë masë, ata do të djegin makinat e firmës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *