Lajme

Banorët e Zall Gjoçajt protestë kundër ndërtimit të HEC-it: Po na merr ujin!

Banorët e Zall Gjoçaj në Mat kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një HEC-I në këtë zonë.

Sipas banorëve, ky HEC po ndërtohet në një park kombëtar, në shkelje të plotë të ligjit.

Ata shprehen se, kompania po i merr ujin dhe kjo sipas tyre është kriminale, ndërsa shtojnë se kompania përgjegjëse duhet të ndërpresë punimet.

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Ata vijojnë më tej se përfaqësuesit e kompanisë po përpiqen që ti nxjerrin ata nga shtëpitë e tyre, ndërsa shtojnë se do të firmosin edhe një peticion, të cilin do t’ia dorëzojnë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Punimet po vazhdojnë pavarësisht vendimit të Gjykatës që e ndalon një gjë të tillë.

Rruga Press

YouTube player