KryesoreLajme

Banorët e Vlorës 5 ditë pa ujë, thërrasin: Duam ujë, plasi kolera! Bashkia u mbyll derën u vërsul policët

‘Duam ujë!’ ‘Duam ujë! Kjo është kërkesa jetike e qytetarëve të Vlorës të cilët po protestojnë të indinjuar para bashkisë së qytetit, zyrtarët e së cilës në vend që të dalë për t’u dhënë llogari qytetarëve që e kanë zgjedhur, në mënyrë skandaloze u ka mbyllur derën e vërsulur policinë.   

Me thirrjen ‘Duam ujë!; banorët janë ngritur në protestë paraditen e sotme para godinës së bashkisë.

Skandalozja është fakti se zyrtarët kanë marrë masa të rrethojnë derën me policë duke refuzuar të përballen me qytetarët të cilët I kanë lënë prej 5 ditësh pa ujë.

Protestuesit u thonë policëve se nuk kanë punë me ta por se duan ujë dhe trokasin me grusht derën e mbyllur të bashkisë.

Lexo më shumë  Kryetari i Graçanicës, Letutrim Ajati akuzon Berat Buzhalën për shpifje dhe keqinformim publik

“Duam ujë”, ‘Plasi kolera ore!’ thërrasin ata. 

Arroganca dhe papërgjegjshmëria e këtyre zyrtarëve arrin kulmin duke refuzuar takimin me banorët. Madje një qytetar tha se kryetarja e bashkisë i ka mbyllur dhe telefonin dhe deri tani refuzohet të ketë një takim me një përfaqësi të qytetarëve.

Protestuesit kërkojnë të hapet dera dhe në disa momente shtyjnë policinë. 

Duke mos marrë asnjë përgjigje nga bashkia, banorët edhe dje  me bidona në duar, hynë në ambientet e teatrit Petro Marko, aty ku administrata e bashkisë, festonte festat e fundviti, duke injoruar thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve për ujë të pijshëm.

Lexo më shumë  Zogiani: VETËVENDOSJE! fitoi zgjedhjet më 2020, 2021, 2025, sërish më 2025. Madje edhe më 2017 ka qenë subjekti më i madh parlamentar! Ama analistët kërkojnë një rrugëdalje për të pasur çka të diskutojnë, mundohen të sajojnë tema

Rruga Press

YouTube player