Lajme

Banorët e prekur nga tërmeti i vitit 2019 dalin në protestë: Kemi shtatë muaj pa marrë bonusin e qirasë!

Banorët e prekur nga tërmeti i vitit 2019 në zonën e ish-Komunales kanë dalë ditën e sotme në protestë. Banorët kanë dalë në protestë pasi prej shtatë muajsh nuk kanë marrë bonuset e qirave.

Gjatë thirrjes së tyre ata kërkojnë bonusin e premtuar të qirasë. Një protestuese u shpreh se është nënë e tre fëmijëve dhe i bëri thirrje kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë të mbajnë premtimin e dhënë, se do t’ju japin shtëpi, ndërkohë që kanë shtatë muaj pa marrë bonusin e qirasë.

Lexo më shumë  Hubert Perr: Ajo që Kosova ndërton për Lojërat Mesdhetare mund ta formësojë vendin për dekada

“Unë jam nëna e tre fëmijëve. Erion Veliaj dhe Edi Rama na kanë ardhur tek socialja dhe na kanë premtuar se do të na japin shtëpi. Ku është premtimi? Ne kemi shtatë muaj pa bonus, ju lutem të dalin dhe të na sqarojnë. Kemi ardhur dhe njëherë tjetër dhe nuk na kanë bërë asgjë edhe këtë radhë nuk e di. Erion Veliaj dil dhe na sqaro, kaq duam!!'” u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Evropës, ndaj fuqisë blerëse

Rruga Press

YouTube player