Lajme

Banorët e Postribës i shkojnë në bashki Benet Becit, ankohen për ndotjen e ujit nga gurorja

Banorët e Postribës e kanë zhvendosur protestën para bashkisë së Shkodrës. Edhe një herë kanë shprehur ankesën për ndotjen e ujit për shkak të gurores.

Për të ilustruar situatën me vetë kishin edhe shishe të ujit, ndërsa shtuan se nëse nuk u jepet zgjidhje do të përshkallëzojnë qëndrimin.

“Makineritë janë aty dhe ne kemi shtëpinë aty. Jemi detyruar që të largohemi. Nuk është jetesë aty. Duhet të largohen ose të gjejë zgjidhje shteti.”

“Nuk ka dhënë leje shfrytëzimi ose leje punimesh për guroren. Bashkia nuk ka dhënë leje, por e ka dhënë për kullotë.”

“Nuk ka pasur shi, por shi ujin. A rritet fëmija me këtë pisllëk?”

Shqetësimin ia paraqitën edhe kryetarit të bashkisë Benet Becit dhe administratës së tij.

Dosjen protestuesit thonë se ia kanë dorëzuar edhe prokurorisë së posaçme.

Rruga Press

YouTube player