Lajme

Banorët e Postribës denoncojnë në SPAK guroren që i ndot ujin: O Kushtetuta, o Kanuni!

Banorët e Postribës në Shkodër kanë bërë denoncim në SPAK për guroren që po ndot ujin e tyre të pijshëm. Ata i janë drejtuar SPAK më një kallëzim që të veprojë, në të kundërt kërcënojnë se do të bëjnë drejtësi me ‘kanun. Banorët e Postribës shprehen se uji i pijshëm është i papërdorshëm për konsum pasi vjen i ndotur dhe kërkojnë që SPAK të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem.

“Ose të ndalohet gurorja ose të zbatojmë kanunin. Ose kushtetuta ose kanuni që ka gjëra të tjera pastaj. Ju lutem edhe njëherë duke filluar nga kryeministri tek administratori i Postribës. Ja ku janë nenet e kushtetutës që janë shkelur. Nuk mund të vijë të shfrytëzojë malin. Situata është kritike, kjo nuk është jetë, është vdekje. Si mund të pimë ne një ujë të turbullt? Të na shpërngulin në një vend tjetër”, thanë banorët pasi dorëzuan kallëzimin në SPAK.

Lexo më shumë  Sveçla: Nuk do ta ndalim betejën për shtet e drejtësi

Më herët drejtori i ndërmarrjes ujësjellës kanalizime Shkodër Mark Molla I ka premtuar banorëve se në verën e këtij viti do të ndërhyhet rehabilitimin e sistemit të ujësjellësit, ndërsa ka thënë se lejet për shfrytëzimin e gurores pranë ujësjellësit nuk janë në kompetencë të kësaj drejtorie

Rruga Press

YouTube player