Lajme

Banorët e Laknasit në Kamëz, ngrenë shqetësimin për ujërat e zeza/U depozitohen në derë të shtëpive dhe rrezikojnë të përmbyten

Ujërat e zeza po shkaktojnë ndotje dhe probleme në Laknas ndërkohë që banorët kanë kërkuar zgjidhje nga bashkia Kamëz por ende nuk kanë marrë përgjigje. Sipas qytetarëve, mungesa e kanalizimeve bën që sa herë bie shi rruga dhe banesat të përmbyten, ndërkohë që në verë ndotja e ajrit ndjehet në gjithë zonën.

Në Laknas, në rrugën “Plepat e Brukës”, ky kanal me ujëra të zeza ka sjellë shqetësim për banorët e zonës prej gati 13 vitesh.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Familja Haliti, e cila e ka këtë kanal në oborrin e shtëpisë, është më e prekura.

Ujërat e zeza qarkullojnë në prag të shtëpisë së tyre, duke rrezikuar dhe shëndetin e të gjithë shtëpive aty pranë nga era e keqe.

Kur reshjet e shiut janë të dendura, uji sa nuk u hyn brenda në shtëpi, thonë banorët.

“Ka shumë vite, kanali është mbushur me ujë plot. Ke frikë ta nxjerrësh fëmijën se laget keq.”

Fëmijët tregojnë se kalimi në rrugë bëhet vetëm me çizme llastiku kur ka shi.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

“Në dimër veshim çizme plastike.”

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga  bashkia Kamëz, pasi pavarësisht ankesave ende nuk janë shtruar tubacionet për ti dhënë zgjidhje problemit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *