Banorët e lagjes Spitallë në Durrës dalin në protestë: Landfilli në mes të lagjes, na rrezikohet jeta
Banorët e Lagjes nr. 15 në Spitallë të Durrësit janë ngritur mëngjesin e sotëm në protestë, duke kundërshtuar situatën e krijuar nga grumbullimi i mbetjeve në mes të zonës së banuar.
Sipas banorëve, prej kohësh mbeturinat depozitohen në këtë zonë, duke e kthyer atë në një landfill të përmasave të vogla. Ata shprehen se mbetjet shtohen javë pas jave, ndërsa pastrimi nga Bashkia e Durrësit nuk ka qenë i mjaftueshëm.
Banorët e konsiderojnë situatën një rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e tyre, si dhe për mjedisin. Ata thonë se problematika nuk është e kufizuar vetëm në Spitallë, por se edhe zona të tjera të qytetit përballen me grumbullim të mbetjeve.
Protestuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Durrësit për largimin e mbeturinave dhe gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për menaxhimin e tyre.
Rruga Press

