Lajme

Banorët e lagjes ‘5 Maj’ vijojnë protestën: Nuk festojmë dot, do të vijnë fadromat

Banorët e 5 maj edhe në prag festash janë të detyruar të dalin në protestë për mbrojtjen e banesave të tyre.

Ata kërkojnë reagimin e instancave përkatëse për situatën ku ndodhen.

Të ndodhur në ankthin se shtëpitë e tyre mund të shemben nga moment në moment ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të sjellë përfaqësues për transparencë pasi nuk kanë besim te bonusi i qerasë.

Banorët:

Jemi të sëmurë nga pushteti, dhe pa u shëruar nuk festojmë dot.

Është shumë e vështirë në këtë situatë, nuk ha dot kur je sëmurë. Ne presim që pushteti të reagojë. Kush u ka thënë mos investoni e mos e bëni mirë, por jo në pronë time.

Asnjë nuk është në listë që të rehatohet me datë 25, shumica janë pensionistë dhe për këtë e kanë fajin të gjitha pushtetet.

Këto projekte për pallate janë përralla, më kujtojnë ato të kohës Enverit.

-Me datë 25 hidhet një shorte thanë, unë aty skam emër, kam 3 muaj rrugëve. As festa as asgjë, jemi rrugëve.

Ka tre muaj që dalim çdo ditë, ai nuk vjen të bëjë transparencë me banorët. Kemi mbetur me ankthin e fadromave se kur do vijnë.

Prit gomar të dalë bar, këtu s’del bar vetëm pallate, më mirë të kishte rënë një tërmet e ta kishte bërë fiks.

-Mos të dalë ai Veliaj tu llomotit në televizor, pse nuk vjen këtu?

Tetë muaj të Kombinatit pa marrë bonusin e qerasë, ca besimi të kemi te këta?

Janë prish 12 shtëpi këtu.

Rruga Press

Lexo më shumë  Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *