Lajme

Banorët e Krujës protestojnë për mungesën e ujit, 4 muaj pas propagandës së KM për ujësjellësin

Vijon problematika e furnizimit me ujë të pijshëm në Krujë pavarësisht ndërtimit të ujësjellësit të ri katër muaj më parë.

Disa banorë kanë protestuar të premten përpara ndërtesës së bashkisë ku kanë kërkuar zgjidhjen e kësaj problematike.

Më 27 Mars 2021, kryeministri Rama inauguroi ujësjellësin e ri të Krujës dhe deklaroi se pas këtij investimi do të furnizoheshin rregullisht me ujë të pijshëm të gjitha familjet e qytetit.

Lexo më shumë  Vendoset në Banjskë gurthemeli i obeliskut për heroin Afrim Bunjaku

Por qytetarët thonë se investimi u bë për efekte elektorale pasi sot ata nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.

Njëri prej tyre shprehet për ABC News se njerëzit në Krujë “kanë frikë të flasin” pasi për ujin janë hedhur miliona euro investime.

“Na premtuan 24 orë ujë, ne s’kemi 24 orë në muaj jo në ditë”, thotë një tjetër qytetar.

Një mjek i cili ishte pjesëmarrës në protestë nënvizoi nevojën emergjente të furnizimit me ujë pasi situata pandemike është ende prezente.

Lexo më shumë  Nga Balla te Balluku, çfarë i përcillte Vlora Hyseni Ergys Agasit në mesazhe:“Taulant Balla kryetar kuvendi…. Keshtu Jane infot… Bela me Taon shoku”

Bashkia e Krujës thotë se pasi janë pakësuar prurjet e ujit kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar 4 lidhje të paligjshme, njëra prej të cilave pranë depos kryesore. Personi që ka kryer këtë veprim të paligjshëm është arrestuar nga policia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *