KryesoreLajme

Banorët e Fushë Arrëzit mblidhen në Kuvend: Jo shkrirjes me bashkinë e Pukës

Banorët e njësisë administrative Fierz në Bashkinë Fushë-Arrëz kundërshtojnë bashkimin me Puken sipas draftit të propozuar nga Partia Socialiste.

Kryepleqtë e 9 fshatrave shkuan pranë vendit të kuvendeve të tyre pranë kishës së Fierzës, ku i apeluan qeverisë të rishikojë vendimin për bashkimin e Fushë-Arrëzit me Puken, ku sipas tyre do t’i largonte shërbimet edhe më shumë.

Lexo më shumë  Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ekonomia e Shqipërisë po humbet miliarda nga nënfinancimi i shëndetësisë

Banorët e zonës thonë se prej vitesh janë lënë në harresë, teksa vënë theksin tek shkatërrimi i sistemit arsimor.

Njësia administrative Fierz është afro 100 km larg nga qyteti i Pukës. Ndërkohë, të premtën në orën 17:00 është thirrur një protestë nga Bashkia e Fushë-Arrëzit. 

YouTube player