KryesoreLajme

Banorët e Divjakës në protestë për të pestën ditë/ Kërkohet anulimi i projektit të mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive

Protesta e pestë e banorëve të Divjakës është mbajtur mbrëmjen e së martës në sheshin kryesor të qytetit. Edhe pse më të paktë në numër, qytetarët protestues kanë kundërshtuar me forcë reformën e re territoriale e cila e shkrin bashkinë Divjakë me Lushnjen.

Largimi i shërbimeve, realiteti ekonomik e shoqëror kanë qenë argumentat për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë Divjakë.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Protestuesit kanë kërkuar që në shesh për të protestuar të vijnë më shumë qytetarë e banorë si dhe angazhimin maksimal nga punonjësit e administratës. Ndër të tjera, banorët protestues janë shprehur se nuk do ndërprerjen protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit i cili parashikon shkrirjen e bashkisë.

Të pranishmit në këtë tubim zhvilluan dhe marshimin në rrugët e qytetit ku bënë thirrje për t’u bashkuar në më shumë qytetarë divjakas në kauzën e tyre.
Mbrëmjen e së martës, kryetari i bashkisë nuk u ngjit në prodium për të folur mbi këtë çështje, ndryshe nga netët e tjera të protestës.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral
YouTube player