Lajme

Banorët e Antigonesë ankohen për ndërprerje të shumta të energjisë elektrike

Banorët e tre fshatrave të komunës Antigone të cilët u përfshinë nga flakët në muajin gusht të këtij viti si Arshi Lengo, Asim Zeneli dhe Krine ankohen se po përballen me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike.

Ky problem, sipas tyre, i ka shoqëruar edhe gjatë stinës së verës, ndërsa bëhet akoma me shqetësues në prag të stinës së dimrit.

Lexo më shumë  Kryetarja Albulena Haxhiu për zgjedhjen e presidentit nga populli: I bashkohem thirrjes së Osmanit për votimin e këtyre amendamenteve

3500 banorët e këtyre fshatrave thonë se u ndërpritet furnizimi me orë të tëra gjatë ditës, ndërsa edhe tensioni është i dobët duke u shkaktuar dëme në pajisjet elektrike.

Ndërkohë operatori i Sistemit të Shpërndarjes është shprehur se në zonë janë kryer riparime dhe zëvendësime të transformatorëve për të përmirësuar furnizimin dhe se shumë shpejt, parashikohet që problematikat e hasuara të eliminohen.

Lexo më shumë  Sveçla: Deklarata e Vulinit përbën kërcënim ndaj Republikës së Kosovës dhe kryeministrit të saj, Albin Kurti

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *