Lajme

Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë: Nuk kemi asnjë njoftim për bonus qeraje

TIRANË – Prej dy muajsh tashmë, banorët e ‘5 Majit’ në Tiranë janë ngritur në protesta kundër shembjes së banesave të tyre nga ana e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të procesit të Rindërtimit për shtëpitë e prekura nga tërmeti. Banorët shprehen të zhgënjyer me Bashkinë dhe qeverinë, ndërsa deklarojnë se tashmë as nuk e duan fare marrëveshjen me bashkinë dhe kërkojnë që ajo t’i lërë rehat në shtëpitë e tyre. Ata shtojnë se nuk u ka ardhur asnjë lloj lajmërimi nga ana e Bashkisë së Tiranës për bonus qeraje, ndërsa vijojnë duke thënë se nuk do t’i lirojnë kurrsesi shtëpitë e tyre, por përkundrazi do t’i mbrojnë ato deri në frymën e fundit.

“Deri më tani nuk na ka ardhur asnjë lajmërim për bonus qeraje nga Bashkia e Tiranës. Kemi dy muaj që protestojmë këtu dhe nuk kemi pse ti lëshojmë shtëpitë tona, do ti mbrojmë ato. Në këtë vend nuk funksionon ligji”, është shprehur njëri nga banorët e lagjes.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Ata vijojnë më tej se, ditët në vijim, nëse askush nuk u përgjigjet më kërkesave të tyre për mosshembjen e shtëpive, do të shkojnë para Bashkisë ose parlamentit.

-A jeni në dijeni kur do të shemben banesat?

3 familje janë lajmëruar që në 1 nëntor por u shty ndërsa ne të tjerëve na kanë thënë për bonus qeraje. Na kanë thënë juristët që kontrata është e paligjshme, unë për vete kam kontaktu mbi 4 avokatë dhe kanë thënë që është e njëanshme, ne na vendos para detyrimeve.

A keni marrë ndonjë reagim pas kërkesave nga bashkia?

Jo asnjë, nuk merret fare me ne. Tani ka thënë që do dalin 100 banesa për projektin, mua nuk më intereson.

-A do i shkoni në zyrë për të arritur një marrëveshje?
I kemi çuar 200 firma se shemben shumë shtëpi, rreth 400 shtëpi e nuk na ka kthyer përgjigjie. Do shkojmë ditë tjetër në Bashki ose parlament, duam të na lënë rehat në shtëpitë tona. Ne nuk kërkojmë mëshirë, gjithçka e kemi bërë vetë, kemi paguar çdo taksë. I shtrojmë dhe rrugët vetë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *