Lajme

Banorët e “5 Majit” protestojnë para ardhjes së fadromave: Do t’i mbrojmë edhe me dhunë

Dita e nesërme 19 janar është afati i fundit që banorët e “5 Majit” të lënë shtëpitë e tyre të cilat do të shemben në kuadër të procesit të rindërtimit.

Ata po protestojnë prej kohësh pasi nuk kanë arritur ende të bëjnë një marrëveshje me bashkinë e Tiranës dhe nuk e dinë se ku do të shkojnë nëse shtëpitë do shemben.

Ditën e nesërme, 3 familje kanë afatin e fundit për të lënë shtëpitë dhe për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 2 viteve më parë. Banorët shprehen se ende nuk kanë një zgjidhje se ku do të shkojnë nëse lejojnë projektin.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Në njësinë 8 janë shembur deri tani 12 banesa, ndërsa në të dyja njësitë, 4 dhe 8 në kryeqytet planifikohen të paktën rreth 400 banesa në total që do të shemben për projektin e rindërtimit.

“Ne do luftojmë për arsye se nuk është bërë asnjë lloj kontrate siç duhet të bëhet kontrata. Do protestojmë për shtëpitë tona deri sa të mundemi,” tha një banor.

“Këto janë 3 shtëpitë që do prishen, që kanë sjellë letrat dje. Ka ardhur një letër që “hajde firmosni.” Gjatë 4 muajve protestë asnjë nga institucionet nuk ka kanë dhënë zgjidhje. E vetmja zgjidhje e këtyre është që na sjellin një letër që në këtë datë do prishet shtëpia. Përderisa ne nuk kemi arritur një marrëveshje me bashkinë nuk e lejojmë që të prishet shtëpia dhe nuk duhet të vijë as IMT as policia e shtetit që të bëjë prishjen,” thotë një banor tjetër.

Ai shtoi se ditën e nesërme do jenë mbi 200 persona të cilët nuk do lejojnë prishjen e pronave të tyre pa rënë në marrëveshje me bashkinë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

“Nëse ata do ndërhyjnë fizikisht, do ndërhyjmë edhe ne fizikisht për t’i mbrojtur pronat tona.”

Sipas banorëve kjo është letra e dytë që i dërgojnë për të prishur shtëpitë.

Rruga Press

YouTube player