Lajme

Banorët e ‘5 Majit’ në protestë, thirrje Ramës: Merru me të gjallët, lëri ‘kufomat’

TIRANË – Banorët e ‘5 Majit’ në Tiranë kanë dalë sërish sot në protestë, duke kundërshtuar shembjen e shtëpive të tyre, pa u konsultuar më parë me ta.

Ata janë shprehur sot se individë të caktuar kanë ardhur për të bërë matje nëpër banesa dhe pa dhënë asnjë lloj shpjegimi, ndërsa i kanë bërë një thirrje edhe Kryeministrit Rama, të cilit i kërkojnë që të mos merret me debatin mbi “kufomat”, por me shqetësimet e tyre.

Banor: Sot ka ardhur policia bashkiake dhe i kanë hyrë zonës sipër rrugës që kjo është një zonë. Përveç zonës për zhvillim, këta duhet të bëjnë edhe prishje të rrugës. Këta po hyjnë në zoënën tjetër sipër rrugës për të bërë matje. Këta nuk kanë lajmëruar askënd por vetëm kanë ardhur duke hyrë në banesat e banorëve dhe duke bërë matjet. Ne kemi dalë në protestë për pronën sepse është e shenjtë. Këta vijnë dhe bëjnë prishje dhe matje. Nuk kemi marrë përgjigje nga asnjë. Veliaj nuk pranon të ulet me banorët dhe as trë bëjë marrëveshje për asgjë. Tani jemi në mbrojtje të shtëpiave tona. Nuk jemi në protest sepse nuk kemi pse të protestojmë më por vetëm po mbrojmë pronat tona. Çfarë përfitojnë këta banorë me këtë projekt? Asgjë, kështu që nuk e marrin dot shtëpinë tonë. Banorët që kanë certifikatë pronësie nga private. Nuk kemi nevojë të hyjë garant bashkia e Tiranës. Nëse një pronari i interesojnë banesat tona të vijnë të bëjnë marrëveshje dhe nëse realizohet le të vazhdojë, nëse jo, atëherë është në dorën tonë. Nuk ka formulë pronari, kjo ekziston vetëm nëse mua më intereson, pra nëse ka diçka në favorin tim. Kallëzimet dhe shkresat i kemi bërë, tani nuk ka më çfarë të ndodhë nga ana jonë.

Banor: Në përgjigjien e kthyer, na thuhet se disa nuk janë banorë. Tani unë nuk e kuptoj sesi djali i babës së vet nuk qenka banor i lagjes? Se janë nda ato nuk do të thotë se do rrinë pa shtëpi. Përgjigjia e dhënë është e paskrupult, nuk mund të thuash që po i jap shtëpinë babës por djalit nuk kam çfarë ti bëj. Q nga fillimi deri sot nuk kemi një informacion të detajuar që kanë një plan të caktuar për ktë lagje dhe të na pyesin nëse jemi dakord.

Banor: U lodhëm duke dëgjuar me kufomat e Edit, ore merru me të gjallët. Unë jam invalid, jam i dekoruar madje sepse kam dhënë një kontribut për këtë komb. Këta mendojnë vetëm për viktima dhe budalliqe. Merruni me të gjallët e i lini viktimat.Deri kur do vazhdojnë kjo lojë e këtyre, nuk kanë çfarë t’u bëjnë kufomave dhe tallen me të gjallët.”, thanë banorët.

Lexo më shumë  Gërvalla: Drafti siguron respektimin e Kushtetutës dhe pamundëson ndërhyrjet nga jashtë

Rruga Press

YouTube player