Lajme

Banorë dhe aktivistë të Zall Gjoçaj-t dorëzojnë sot kërkesën në Gjykatë për parashtrimet për kundërshtimin e kërkesës së Kompanisë

📢📢NJOFTIM

Ditën e sotme, datë 21.01.2021, ora 13:00 banorë të Zall-Gjoçaj, aktivistë dhe avokatë do të jenë pranë Gjykatës së Lartë për të dorëzuar parashtrimet për kundërshtimin e kërkesës së Kompanisë Seka Hydropower për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Pas këmbënguljes së gjithëanëshme të banorëve të Zall Gjoçaj për zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, të formës së prerë e cila i ka hequr kompanisë koncensionare licensën për prodhimin e energjisë, Seka Hydropower i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të këtiij vendimi me pretendimin se i shkaktohen pasoja të rënda e të pakthyeshme. Mblidhemi në mbështetje të banorëve pranë kësaj gjykate për pasojat e rënda e të pakthyeshmë që i vijnë Parkut Kombëtarë Lurë-Mali i Dejës nga betonizimi, jo kompanive koncensionare!

Lexo më shumë  Bujqësia në Shqipëri “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19% në 3-mujorin e parë

Gjykata e Lartë ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” dhe “Myslym Shyri”.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Bujqësisë në veri të Mitrovicës. Diskriminimit i ka ardhë fundi