BallinaLajme

Bankers u shkatërroi shtëpitë, Banorët e Zharrëzës në Patos ende pa dëmshpërblim

Dhjetëra familje në fshatrat e Patosit dhe Roskovecit vijojnë të përballen me pasojat e shpërthimeve të shkaktuara nga kompania naftënxjerrëse Bankers Petrolium. Të shumtë janë ata që nuk janë dëmshpërblyer, ndërsa ankesa ka edhe për vetëm procesin. Vetëm pak ditë më parë qeveria miratoi një shtesë fondi prej 107 milion lekësh, kur kompania fajtore për demet do të paguajë vetëm gjysmën.

Shtëpia e familjes Gremi në Zharrëz të Patosit është një nga qindra banesat e dëmtuara ndër vite nga lëkundjet e tokës të shkaktuara gjatë kërkimeve për naftë nga kompania Bankers Petrolium.

Komision pas komisioni, banesa është shpallur e pabanueshme.

Një herë është vlerësuar me 50 mijë lek e një herë me 300 mijë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Por edhe pse kanë kaluar plotë 8 vite nga koha kur Bankers Petrolium shkaktonte tërmete, ata nuk kanë marrë asnjë lek.

531 banesa janë evidentuar të dëmtuara vetëm në Bashkinë e Patosit.

Por banorët atje kanë pretendime se të paktën 80 objekte nuk janë vlerësuar kurrë.

“Janë 80 banesa që nuk janë përfshirë në dëmshpërblim.”

Të tjerë banorë ankohen për procesin për procesin dhe vlerat e dëmshpërblimit, ndërsa denoncojnë se edhe pse ka tre vendime qeverie lekët nuk kanë mbërritur tek ta.

“Para pak ditësh ka dalë një tjetër VKM për dëmshpërblimet, por pa u zbatuar VKM-ja e parë, pastaj doli një tjetër VKM, pa u zbatuar, ne jemi në pritje.”

Thonë se janë 8 vite luftë për të drejtën, të gënjyer e zhgënjyer nga kompania Bankers që u dëmtoi çatinë mbi kokë e kryebashkiakët e deputetët që u morën votën duke luajtur me hallin e tyre.

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

“Deputetja e mbledh popullin dhe thotë sa ankesa kemi, por vetëm kur duan votat.”

Më 4 nëntor të këtij viti, qeveria miratoi një shtesë fondi prej 107 005 724 lekësh Bashkive Patos e Roskovec për dëmshpërblimin 1036 familjeve të dëmtuara nga shpërthimet e shkaktuara nga Bankers Petrolium, e cila do të paguajë vetëm gjysmën e vlerës dhe gjysmën tjetër buxheti i shtetit.

YouTube player