Lajme

“BANKERS” dhe “SHELL”, kompanitë e naftës që deklarojnë çdo vit falimentin, paguajnë inxhinierët e huaj nga 65 milionë lekë/muaj

Kompania kanadadeze e naftës Bankers Petroleum, tashmë e shitur te kinezët operon prej vitesh në zonën e Fierit. Nëntoka shqiptare e pasur me arin e zi u ka sjell këtyre kompanive që vijnë vetëm për ta shftytëzuar dhe largohen, miliarda lekë fitime.

Pothuajse të gjitha veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Marrin naftën “deri në pikën e fundit”, shpallin falimentin dhe largohen nga Shqipëria me xhepat plot, shkruan newsbomb.al. Sipas ligjit, nuk mund të paguajnë as borxhet dhe as detyrimet ndaj shtetit sepse rezultojnë kompani e falimentuar.

Mirëpo, rrjedha e të dhënave në një databazë me pagat e të gjithë shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj që punojnë në vendin tonë, ka nxjerr në dritë një tjetër skandal. Skandale që mbulojnë një tjetër.

Kjo kompani dhe të tjera siç është “SHELL”, sjellin punëtorë të huaj në vend dhe i paguajnë nga 25 deri në 65 milionë lekë në muaj. Paga që mbi 95% e popullsisë shqiptare as kanë imagjinuar ndonjëherë se do i marrrin.

Një tjetër detaj interesant që bie në sy është dhe fakti se në këto rroga të majme, kompanitë nuk kanë pothuajse asnjë profesionistë shqiptarë. Ose ata mund të numërohen me gjysmat e gishtave të njërës dorë.

Më poshtë po sjellim pagën e disa prej punonjësve të kompanive BANKERS dhe SHELL, të cilat deklarojnë në shtet falimentin por në realitet sjellin puntorë të huaj në Shqipëri dhe paguajnë rriga stratosferike, jashtë çdo logjike, shkruan newsbomb.al.

  1. Michael Smith – Shell Upstream Albania B.V – 6,555,621.00
  2. Anthonie Frens – Shell Upstream Albania B.V – 4,732,187.00
  3. Denis Kelleher – Shell Upstream Albania B.V – 4,078,912.00
  4. Marcus Barraclough – Shell Upstream Albania B.V – 3,797,811.00
  5. Rohan David D ‘ Souza – Shell Upstream Albania B.V – 3,226,144.00
  6. James Daigre – Shell Upstream Albania B.V – 3,204,071.00
  7. Gary Craig – Shell Upstream Albania B.V – 3,190,570.00
  8. Andreë Neal  May – Shell Upstream Albania B.V – 3,033,783.00
  9. Aaron  Moore – Shell Upstream Albania B.V – 3,008,641.00
  10. Hermanus Hendrikus Visser – Shell Upstream Albania B.V – 2,976,647.00
  11. Mark Dreë – Shell Upstream Albania B.V – 2,899,649.00
  12. Jihong Liu – BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD – 2,590,985.00
  13. Luntao Chen – BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD – 2,590,985.00
  14. Shengbiao Li – BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD – 2,447,989.00
  15. Qing Fang – BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD – 2,320,706.00
  16. Haxhi Penezi – BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD – 2,239,319.00
  17. Chris Thompson – BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD – 1,936,445.00
Lexo më shumë  Koordinatorja e OKB-së e vlerëson pozitivisht procesin e regjistrimit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *