Bota

Banka Botërore ul parashikimin e rritjes ekonomike, tkurrja më e lartë do të jetë në Evropë

Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj të rritjes botërore për vitin 2022 me pothuajse një pikë përqindje të plotë, pra në 3.2 për qind nga 4.1 për qind.

Sipas presidentit të BB-së, David Malpass, tkurrja po ndodh për shkak të ndikimeve nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Malpassi ka theksuar se BB-ja po i përgjigjej streseve të shtuara ekonomike nga lufta në Ukrainë, duke propozuar një objektiv të ri disa mujor të financimit të krizës prej 170 miliardë dollarësh.

Lexo më shumë  Trupat e NATO-s kryejnë manovra ushtarake në Baltik

I pari i Bankës Botëroret është shprehur se komponenti më i madh i uljes së parashikimit të rritjes ishte një tkurrje prej 4.1 për qind në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, duke përfshirë Ukrainën, Rusinë dhe vendet përreth.

“Parashikimet gjithashtu janë duke u ulur për ekonomitë e përparuara dhe shumë në zhvillim për shkak të rritjeve të çmimeve të ushqimit dhe energjisë të shkaktuara nga ndërprerjet e furnizimit të lidhura me luftën në Ukrainë. Ne po përgatitemi për një përgjigje të vazhdueshme ndaj krizës, duke pasur parasysh krizat e shumta. Gjatë javëve të ardhshme, pres të diskutoj me bordin tonë, një zarf të ri 15-mujor të përgjigjes ndaj krizës prej rreth 170 miliardë dollarësh për të mbuluar prillin 2022 deri në qershor 2023”, tha Malpassi.

Lexo më shumë  Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk apel qytetarëve të tij: Largohuni menjëherë nga Irani

Ndryshe, Banka Botërore dhe vendet anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar do të diskutojnë ndihmën e re për Ukrainën dhe pritet të shpallen angazhime specifike nga një numër vendesh donatore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *