BotaKryesore

Banka Botërore e ka larguar Kosovën nga Lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati ka thënë se Banka Botërore e ka larguar Kosovën nga Lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti. 

Ai ka thënë se pas më se 15 vjetësh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kanë  pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë. 

Lexo më shumë  “Protesta më e madhe antiqeveritare ndër vite”/ Gazeta italiane: Rama tenton të shuajë tubimin me tallje dhe teori konspirative

Sipas tij ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe “i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike”. 

“Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj. Njëkohësisht, kjo dëshmon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore, por edhe koordinimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve vendore si MFPT dhe BQK”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë
YouTube player