Lajme

Banka Botërore: Borxhi publik i Shqipërisë shumë më i lartë se mesatarja e borxhit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Niveli i borxhit publik është një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga Banka Botërore për ekonominë shqiptare në raportin e fundit.

Deri në fund të vitit 2021 niveli i borxhit publik në ekonominë shqiptare rezulton se është 80.1%.Kjo është shifra më e lartë e raportuar zyrtarisht në ekonominë shqiptare. Banka Botërore thekson se është e nevojshme që të merren masa të menjëhershme për të stabilizuar gjendjen financiare në vend.

“Borxhi publik i Shqipërisë është shumë më i lartë se mesatarja e borxhit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për të garantuar qëndrueshmërinë e financave të vendit, është e nevojshme që normat e tatimit mbi të ardhurat personale të jenë më të drejta, të rriten të ardhurat nga TVSH-ja dhe të riforcohet besueshmëria e politikës fiskale, veçanërisht nëpërmjet angazhimit të qëndrueshëm politik ndaj rregullave fiskale”.

Lexo më shumë  Haxhiu vlerëson mbështetjen suedeze për auditimin

Për të përmirësuar gjendjen ekonomike në vend Banka Botërore sugjeron që të ndërhyhet në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

“Për të rritur produktivitetin e firmave shqiptare, kërkohet përmirësim i mjedisit të biznesit, forcim i inovacionit dhe thellim i procesit të integrimit të shqiptarëve në ekonominë globale”.

Por përtej rritjes së borxhit ecuria ekonomike duket se do të mbetet e ngadaltë në vitet e ardhshme. në 2022 kjo shifër parashikohet që të kap vlerën 4.1% nga 8.7 % që është për vitin 2021 dhe vetëm 4 % në dy vitet e ardhshme./abc/

Lexo më shumë  Goci: Rrjolli, Gjadri e Butrinti po kthehen në simbol të aparteidit të oligarkisë dhe krimit të organizuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *