Bota

Bandat kriminale në Kolumbi vranë të paktën 145 aktivistë vitin e kaluar

Kolumbia raportoi vdekjen e të paktën 145 aktivistëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, vitin e kaluar, pasi luftimet nga bandat e armatosura nxitën dhunën e mëtejshme.

Carlos Camargo, Avokati i Popullit, ka thënë se viktimat përfshinin liderë indigjenë, sindikalistë dhe përfaqësues të komuniteteve rurale.

Shumica e vrasjeve ishin të lidhura me grupe të paligjshëm të armatosur, tha ai, pa përmendur autorët e supozuar.

Vendi është një nga më të rrezikshmit në botë për aktivistët, thonë vëzhguesit.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Kolumbia është zyrtarisht në paqe, pasi nënshkroi një marrëveshje me grupin më të madh rebel, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), në vitin 2016. Por bandat e tjera të armatosura vazhdojnë të veprojnë në këtë vend, që njihet edhe si prodhuesi më i madh i kokainës në botë.

Dhuna është rritur muajt e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve mbi territorin dhe burimet që përfshijnë rebelët disidentë të Farc-ut dhe anëtarët e një grupi tjetër gueril marksist – ELN – si dhe grupet paraushtarake të krahut të djathtë dhe bandat kriminale si Klani i Gjirit.

Lexo më shumë  Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë

Shumica e vrasjeve ndodhën në zonat ku veprojnë trafikantët e drogës, sipas zyrës së Avokatit të Popullit.

Vitin e kaluar u panë gjithashtu protesta antiqeveritare që u shtypën dhunshëm nga forcat kolumbiane të sigurisë, të cilat u akuzuan nga grupet e të drejtave të njeriut dhe protestuesit për përdorimin e forcës së panevojshme. Më shumë se 50 njerëz vdiqën, tha Avokati i Popullit.

Numri i aktivistëve të vrarë vitin e kaluar ishte më i ulët se në vitin 2020, kur zyra e Avokatit të Popullit regjistroi 182 vrasje.

Rruga Press

YouTube player