Opinion/Aktualitet

Banania hahet apo “thithet” në Shqipëri?!

Kapja e drogës kokainë në Portin e Durrësit, duket sikur është në shifra të larta dhe rendet pas konferencave për shtyp, apo njoftimeve të policisë për ta shitur si sukses. Në fakt është gjunjëzimi para krimit të organizuar, i cili e ka të lehtë depërtimin në vendin tonë për shkak të një lidhje të ngushtë me pushtetin. Kapet ajo drogë që duhet të kapet, por sa ton mund të ketë kaluar?

“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar”. Kështu shkruan Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega. Ai ngre shqetësimin e madh për fuqizimin e grupeve kriminale të cilat veprojnë në disa vende të ndryshme të BE-së.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

Në tetë vitet e fundit, (për fatin e “mirë” të krimit të organizuar), vendi drejtohet nga Rilindja dhe ka një trefishim të eksportit të bananes. Popullsia në vend nuk është shtuar, madje po tkurret çdo ditë nga emigracioni, dyshimi kryesor mbetet që në kontenierët me banane fshihet kokaina, ndaj ka edhe një “fluks bananesh” në Shqipëri.

Në kontenierët që transporton ftrutin ekzotik në shumë raste është zbuluar sasi e konsiderueshme kokaine. Deri më tani në qeli kanë përfunduar administratorët e kompanive porositëse, apo shoferët e kamionëve. Askush nuk ka shkuar tek “dora e madhe” që kontrollon tregun e drogës së shtrenjtë, që në shumë raste futet edhe në hundët e atyre që na drejtojnë.

Edhe në rastet kur hetohet nga vendet e tjera dhe policitë atje zëvendësojnë kokainën me oriz, ndosh që edhe orizin ta marrin në portet tona dhe e flakin në rrugë sapo shohin se u është vendosur GPS.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Me të drejtë vendet Europiane po japin alarmin duke kërkuar vazhdimisht nga qeveria jonë luftën kundër krimit të organizuar, veçarisht në trafikun e drogës. Përgjigjia gjithnjë ka qenë propaganda dhe rendia pas SPAK-ut e cila është bërë si derë e hapur për të zhvilluar konferenca mediatike.

Oazi i trafikantëve mbetet vendi ynë i vogël, pasi të ardhurat e siguruara nga trafiqet janë lehtësisht të “pastruara” nga bumi i madh i ndërtimeve në kryeqytet dhe vijën brendetare. Tashmë me fluksin e madh të bananes nuk po kuptohet nëse ajo hahet apo “thithet” si mall i pastër që vjen nga dora e parë e vendeve të Amerikës Latine. /boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *