KryesoreLajme

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Igli Tare parqitet në SPAK

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”.

Hetimet ndaj Tares po zhvillohen në kuadër të dosjes që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Igli Tare ndodhet nën hetim për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa emri i tij është përfshirë në hetimet e dosjes “Balluku”.

Lexo më shumë  Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Në qendër të verifikimeve të SPAK-ut është një vilë në zonën e Dhërmiut, për të cilën prokurorët po hetojnë rrethanat e pronësisë, transaksionet financiare dhe lidhjet e mundshme me persona të tjerë të përfshirë në dosjen hetimore.

Më herët, në kuadër të të njëjtave hetime, ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm edhe vëllai i Igli Tares, Agron Tare.

Hetimet vijojnë ndërsa SPAK po verifikon lidhjet financiare dhe pasurore të personave të përfshirë në dosjen “Balluku”. Paraqitja në SPAK dhe statusi i hetimit nuk nënkuptojnë fajësi, ndërsa çdo përgjegjësi penale duhet të përcaktohet përmes procesit të rregullt ligjor.

Lexo më shumë  Ajeti: Aquarium Berlin përfshin Kosovën si shtet të pavarur në platformën e saj, pas reagimit të qytetarëve dhe ndërhyrjes diplomatike

Rruga Press

YouTube player