Lajme

“Balkan Barometër”: 63 për qind e qytetarëve i besojnë Kuvendit të Kosovës

Raporti i “Balkan Barometer” i cili publikohet nga Regional Cooperation Council për vitin 2023, tregon se besimi i qytetarëve është mjaft i lartë me 63 pikë të përqindjes, duke e renditur kështu edhe legjislativin me më së shumti besim nga qytetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij raporti, 49 për qind e qytetarëve kanë besim te Kuvendi, ndërsa 14 për qind e tyre i besojnë plotësisht dhe pas asnjë dilemë.

Lexo më shumë  Shteti në duart e Belinda Ballukut, pas dështimit për t’u bërë gjyqtare, motra e saj pritet të emërohet në krye të ASD-së

Kështu marrë në total sipas këtij raporti besimi i qytetarëve për Kuvendin e Kosovës është 63 për qind.

Kjo njëherësh është edhe përqindja më e madhe që qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë për parlamentet e vendeve të tyre.

Ky raport ka nxjerr rezultatet e besimit për gjashtë vendet e rajonit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Lexo më shumë  “Rama, jepe dorëheqjen”, Sot protesta e 52-të me radhe

Më poshtë keni pikët për secilin vend:

Rruga Press

YouTube player