Sport

Bajerni hyn fuqishëm në merkato, De Ligt “bëhet bavarez”

Akord i arritur mes Bayern Mynih dhe Juventus për Matthijs De Ligt, me lojtarin tashmë gati të bashkohet me bavarezët. Për këtë arsye, menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, ka zbarkuar në Torino për të përcaktuar detajet përfundimtare për transferimin e mbrojtësit holandez dhe mbylljen e kontratës së tij me zonjën.

Atë e pret një kontratë e pasur pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro në sezon, që do të firmoset menjëherë pas kryerjes së ekzaminimeve të zakonshme mjekësore, ndoshta gjatë ditës së sotme. Megjithatë, ai nuk do të jetë në gjendje të niset me shokët e tij për në turneun në SHBA. Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, sepse ai do t’i bashkohet grupit më vonë. Rreth 80 milionë euro do të shkojnë për Juventusin, përfshirë bonuset, një shifër që konsiderohet e përshtatshme, edhe pse fillimisht bardhezinjtë shpresonin të arrinin të paktën 90, për një lojtar që kishte thënë qartë se donte të ndryshonte ambjent.

Tashmë në Torino duhet të mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij, duke qenë se për momentin reparti i mbrojtjes mund të llogarisë vetëm tre lojtarë qendrorë pas lamtumirës së Chiellinit: Bonucci, Rugani dhe i sapoardhuri Gatti. Emrat më të nxehtë janë ata të Gabriel të Arsenalit dhe Pau Torres të Villarrealit. Pa harruar se me paratë e arkëtuara nga Bayern do të mund të nisë sulmi i fundit për Nicolò Zaniolon, gati për t’u shitur pas ardhjes së Dybalas në Romë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *