Bota

Baerbock: Ukraina duhet të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizitë në Ukrainë tha se vendi duhet të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian, por gjithashtu tha se nuk mund të ketë një rrugë të shkurtër për anëtarësim, shkruan BBC.

Baerbock aktualisht ndodhet në  Ukrainë dhe ka njoftuar rihapjen e ambasadës gjermane në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ajo tha gjithashtu se Gjermania do të reduktojë importet e naftës ruse.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Rikujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zeleneksyy mbajti ditën e djeshme një video-konferencë me Ursula von der Leyen dhe gjatë bisedës ka njoftuar se ka plotësuar pjesën e dytë të pyetësorit për marrjen e statusit kandidat.

“Unë mendoj se këto përgjigje janë gjithashtu një fitore e vogël për ekipin tonë. Ne presim shqyrtimin dhe konkluzionet e Komisionit Europian. Do të doja që këto përfundime të ishin pozitive, tha Presidenti i Ukrainës.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Nga ana e saj, Ursula von der Leyen vuri në dukje se Komisioni Europian do të punojë shumë për të shqyrtuar pyetësorin e dorëzuar nga Ukraina dhe për të marrë një vendim në qershor të këtij viti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *