Bota

Azilkërkuesit LGBT+ përballen me diskriminim të dyfishtë në Evropë

Azilkërkuesit e komunitetit LGBT+ përballen me diskriminim të dyfishtë në të gjithë Evropën, paralajmëron raporti i Shoqatës Ndërkombëtare të Lesbikeve, Gay, Biseksualëve, Trans dhe Intersekseve (ILGA).

Në raport nënvizohet se edhe në vendet që renditen lart për ndryshime pozitive legjislative ndaj këtij komuniteti ekziston diskriminimi ndaj tyre.

Nga mbledhja të dhënave rezultoi se diskriminim i dyfishtë është i pranishëm në Danimarkë, Estoni, Francë, Gjermani, Greqi, Maltë, Holandë, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo më shumë  Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

Në Danimarkë, aktivistët kanë dokumentuar raste të azilkërkuesve trans pa akses në kujdesin shëndetësor.

Ndërsa OJQ-të në Spanjë kanë paralajmëruar për raportimin e ulët të diskriminimit dhe dhunës që durojnë azilkërkuesit LGBT+, dhe mungesën e aksesit në kujdesin social dhe shëndetësor.

Raporti nënvizon se përdorimi i retorikës anti-LGBT+ dhe krimet e urrejtjes janë në rritje, por ato po sfidohen gjithnjë e më shumë nga një vendosmëri institucionale nga gjyqësori dhe institucionet e Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  BE synon marrëveshjen për klimën në COP31 për të përshpejtuar uljen e gazrave serë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *