Azerbajxhani grumbullon forca në kufi me Armeninë, filmohet një autokolonë me shkronjën A të përmbysur
Gjatë ditëve të fundit ka qarkulluar një video në mediat sociale të Azerbajxhanit që tregon lëvizjen e shtuar të trupave të azere rreth Nagorno-Karabakut dhe përgjatë kufirit me Armeninë.
Dërgesat ushtarake nga Izraeli në Azerbajxhan u rritën në të njëjtën kohë, gjë që shkaktoi frikë te armenët për një sulm të ri nga Azerbajxhani.
Në të njëjtën kohë, Azerbajxhani akuzon Armeninë se ka përdorur artileri kundër forcave azere në dy raste gjatë ditës së djeshme.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) September 12, 2023
Azerbaijan accuses Armenia of having used artillery against Azeri forces at 2 occasions yesterday.
The Azeris are moving more heavy weapons systems toward the border.
They have marked the vehicles with an upside-down A.pic.twitter.com/ohuB5qozCg
Azerbajxhanasit po lëvizin më shumë sisteme të armëve të rënda drejt kufirit. Ata i shënuan automjetet me një shkronjë A të përmbysur.
Raportimet për ngritjen e ushtrisë azere vijnë pas një sulmi të Azerbajxhanit më 1 shtator pranë qytetit kufitar armen, Sotka, që vrau tre ushtarë armenë.
Pesë ditë pas kësaj, Armenia njoftoi se do të zhvillonte stërvitjet ushtarake Eagle Partner së bashku me Shtetet e Bashkuara nga 11 deri më 20 shtator. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se qëllimi i stërvitjeve ishte përgatitja e forcave armene për misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.
Rruga Press