Axhenda/ Mbahet sot mbledhja e 7 e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës
Mbahet sot mbledhja e parë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, pas krijimit të kabineteve të reja qeveritare që u prodhuan nga zgjedhjet. Ashtu siç u tha edhe dje, mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit, ndërsa dje u zbardh edhe axhenda e këtij takimi dy-palësh.
Është parashikuar që kryeministri Albin Kurti të takohet me homologun e tij, Edi Rama në orën 10:00, ndërkohë që më pas do të vijohet me çeljen e sesionit plenar të mbledhjes së përbashkët.
Kjo është mbledhja e 7 e përbashkët që mbahet mes dy qeverive, ndërsa e para u zhvillua në vitin 2014 në Prizren. Mbledhja e sotme mbart një rëndësi të veçantë, pasi pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshje për bashkëpunim, ku fokusi është te çështjet ekonomike. Një tjetër çështje që pritet të diskutohet është edhe ftesa që kryeministri Rama do t’i bëjë homologut të tij Kurti, që Kosova të bëhet pjesë e nismës ‘Open Balkan’
Po ashtu, është parashikuar që të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp nga dy kryeministrat.
AXHENDA
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)
Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë
10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Regji)
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Regji)
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)
12.05 – Foto e përbashkët(Kameraman dhe fotograf zyrtarê)
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë(Regji)
Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.
Rruga Press