Avokati Stojković: Përcjellja e Sandulovicit nga Qendra Emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit
Avokati Čedomir Stojković ka publikuar një video ku shihet gjendja e rëndë e politikanit opozitar Nikolla Sanduloviqit, i icili është duke u përcjellë nga Spitali i Qendrave Emergjente në Burgun Qendror dhe kjo me urdhër të prokurorit publik të Nishit. Vajza e tij ka deklaruar që të atin e saj e kanë torturar dhe helmuar BIA. Deklarata e plotë e avokatit:
Kjo është video e përcjelljes së Nikolla Sanduloviqit nga Qendra Emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit, në momentin kur jeta e Nikollës është në rrezik.
Po e heqin se Nikolla vuri lule mbi varret e shqiptarëve! Është një akuzë zyrtare dhe formale ndaj tij.
Më lejoni të përsëris: akuza zyrtare dhe formale është se ai “përhap urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule mbi varret e shqiptarëve dhe duke kërkuar falje nga shqiptarët për krimet e bëra”.
Ai përfundoi në spital në këtë gjendje të keqe, sepse pjesëtarët e sigurimit serb e kishin rrahur dy ditë më parë në ndërtesën e BIA-s për të njëjtën arsye:
- sepse vendosi lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë. E re në serinë e fotografive të regjimit të Aleksandër Vuçiqit: Ministër i Propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit, nën të cilin janë kryer krimet në Kosovë. Një pamje e politikës së jashtme të dështuar të Perëndimit ndaj Serbisë. Një fotografi e një Serbie identike si në kohën e Millosheviqit. Foto e arsyes pse nuk dëgjohen zërat evropianë dhe perëndimor nga Serbia! PS: + Serbia njofton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për të gjithë injorantët nga Perëndimi, përkthimi i ‘shërbimit të detyrueshëm ushtarak’ nga serbishtja në anglisht është:
- MOBILIZIMI.
Rruga Press