Lajme

Avokati serb që vizitoi varrezat e familjes Jashari, ndalohet përsëri nga BIA serbe

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se përsëri është ndaluar nga policia serbe.

Ai tha se u ndalua dhe u mor në pyetje, në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh.

“Më ndaluan sërish ilegalisht në pikën kufitare, në Horgosh, këtë herë gjatë daljes nga vendi”, ka shkruar Stojkoviq në platformën X.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Ai ka thënë se policia serbe e ndaluan për të njëjtat arsye, pasi kishte bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe se përfaqëson politikanin serb të opozitës, Nikolla Sanduloviq.

Lexo më shumë  Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje
YouTube player