Avokati i Thaçit hedh dyshime se Rusia po tenton të ndikojë te Gjykata Speciale
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka hedhur dyshime se Rusia është duke tentuar të ndikojë në Gjykatën Speciale përmes kauzës, sipas tij, të rrejshme të trafikimit të organeve.
Kehoe tha se klienti i tij nuk akuzohet për trafikim të organeve, dhe se ai hetim, sipas tij, ka përfunduar.
Ai kërkoi nga trupi gjykues të dalë me njoftim ku do të bëhet e ditur se hetimet për trafikim të organeve kanë përfunduar dhe se gjykimi aktual nuk ka të bëjë fare me ato akuza.
“Disa artikuj që janë botuar me Ministrinë rus të Punëve të Jashtme, që janë pasqyruar në media evropiane, kjo ka të bëjë me trafikimin e organeve, që një nga udhëheqësve është përfshirë në këtë proces gjyqësor. Kjo është e pavërtetë, duke pasur parasysh akuzat që janë ngritur në kuadër të aktakuzës, pavarësisht këto lloj artikujsh janë paragjykues ndaj të akuzuarve. Në qoftë se hetimi që ka të bëjë me trafikim të organeve ka përfunduar duhet që dikush ta thotë këtë gjë, që nuk ka asgjë në akuzat e ngritura që i lidhin me trafikim të organeve. Kjo duhet të bëhet e qartë, nuk e di nëse rusët po përpiqen që të ndikojnë këtë trup gjykues, ata në mënyrë të vazhdueshme përpiqen të thonë që të akuzuarit janë të përfshirë në akuzat e trafikimit të organeve, që nuk është e vërtetë. Do të ishte mirë të jepni një njoftim të thoni që ky hetim ka përfunduar dhe kjo nuk ka të bëjë me trafikim të organeve”, ka thënë ai.
Ndryshe, në seancën e sotme, e cila u mbyll për publikun, është duke dëshmuar dëshmitari i radhës në rastin e Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë.
Rruga Press