KryesoreSport

Avokati i FFK-së reagon pas vendimit të UEFA-s: Nuk do të ndalemi me kaq – do ta apelojmë në CAS

Avokati i FFK-së, Taulant Hodaj ka reaguar pas vendimit të UEFA-s, ku ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u vendos me rezultat zyrtare 3-0.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 90-të, kur rezultat ishte 0-0, ndërsa në kor filluar thirrjet “Serbi, Serbi” nga tifozët rumunë.

Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, është i bindur se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Llozanë, do ta kthej në favor të Kosovës vendimin e UEFA-s.

Hodaj beson se Kosova do ta fitojë rastin në CAS, ku do të drejtohet, pasi nuk janë shqyrtuar disa nga pikat që FFK i ka paraqitur.

“Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenefobe, diskriminuese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme. UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë qindra mijëra eurosh dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës. Ky vendim po ashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës”, ka shkruan Hodaj në “Facebook”.

Lexo më shumë  Siguria dhe reagimi ndaj emergjencave, Sveçla viziton Akademinë e Mbrojtjes Civile në Abu Dhabi

Avokati i FFK-së insiston se Kosova ka argumente të mjaftueshme për ta fituar rastin në CAS.

“Ka qenë shumë sfiduese situate pas ndërprerjes së lojës, por fakti që lojtarët tanë patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia, Serbia’ u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor i FFK-së është miratuar”.

Lexo më shumë  Hakerët ukrainas ‘sulmojnë bankën kryesore ruse’

“Ankesa je FFK-së, e cila përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme, ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese. Në të ardhmen duhet të vazhdojmë aktivisht të ankohemi dhe kërkojmë që UEFA të mos lejoj racizmin në fushat e futbollit në asnjë rrethanë”, deklaroi Hodaj.

Ai insiston se vendimi i UEFA-s do të ndryshojë dhe në të ardhmen të ketë dënime më të ashpra ndaj Federatës Rumune dhe Federatave tjetër që sipas tij bëjnë thirrje anti-Kosovë. 

Rruga Press

YouTube player