Bota

Avioni fantazmë “luan me nervat” e 6 vendeve të NATO-s, piloti zhduket pasi zbarkon në Bullgari

Një avion misterioz ka kaluar 6 vende të NATO-s dhe u ul në Bullgari përpara se piloti të zhdukej.

Avioni i dyshimtë u pa nga forcat ajrore hungareze dhe rumune duke fluturuar përmes hapësirës së tyre ajrore dhe mbi Poloni, Sllovaki dhe Serbi përpara se të zbarkonte në Bullgari.

Aeroplani misterioz besohet të jetë nisur nga Lituania dhe është ulur në një aeroport të braktisur në Targovishte, Bullgari, sipas medieve të huaja.

Avionët luftarakë , duke përfshirë F-16 të  USAF, dy F-16 rumunë dhe dy Gripen hungarez gjurmuan udhëtimin e avionit misterioz pasi ai nuk iu përgjigj transmetimeve radiofonike.

Lexo më shumë  Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

Prokuroria në qytetin bullgar të Targovishtes nisi një hetim pas incidentit serioz me avionin e vogël “Beechcraft” që fluturoi në qiejt e disa vendeve evropiane dhe u ul në një aeroport lokal të rezervuar zakonisht për avionët bujqësorë. Avioni u gjet i braktisur.

Është e paqartë pse “Beechcraft” me dy vende fluturoi mbi pothuajse të gjithë Evropën për tu ulur në Bullgari apo nëse piloti i panjohur ishte vetëm apo kishte pasagjerë.

Ministria e Brendshme bullgare tha se avioni u nis nga Lituania dhe kaloi nëpër shtatë vende, duke përfshirë Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Serbinë, përpara se të ulej në Bullgari. Gjashtë prej tyre, përveç Serbisë, janë anëtarë të NATO-s.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

“Cili ishte qëllimi? Kush janë këta njerëz? Çfarë ndodhi? Jemi duke hetuar”, tha ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov Rashkov.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se avioni ka hyrë në hapësirën ajrore të Bullgarisë pa një plan fluturimi të miratuar pak pas orës 19 të së mërkurës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *