Lajme

AUV tërheq qumështin “Land” të Vitës për shkak të mykotoksinës mbi kufirin e lejuar

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë konstatuar përmbajtje të Aflatoksinës M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin “Land” 3.2% të prodhuar nga qumështorja Vita. Për këtë arsye, me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë produkti është tërhequr nga tregu. 

AUV ka thënë se ka vepruar në përputhje me Ligjin për Ushqim sipas të cilit ushqimi konsiderohet i dëmshëm dhe jo i sigurt për njerëzit kur përmban mykotoksinë mbi kufirin e lejuar. Po ashtu, AUV ka filluar kontrollin zyrtar dhe verifikimin e gjurmueshmërisë. 

Lexo më shumë  Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar informacion zyrtar nga autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut për konstatimin e Aflatoksinës M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2%, të prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA), stabilimenti RKS-014”, thuhet në njoftim. 

AUV njoftoi tutje se do të përcaktojë masat e mëtejshme lidhur me stabilimentin “Qumështorja VITA”.  

Lexo më shumë  Revolta kundër qeverisë/ Studentët thirrje për protestë, sot në orën 14:00 te Ministria e Arsimit në Tiranë

Rruga Press

YouTube player