Bota

“Autoriteti Palestinez i gatshëm ta qeverisë Gazën”, njofton kryeministri i Palestinës

Kryeministri palestinez, Mohammad Mustafa, tha se Autoriteti Palestinez po bën reforma që do t’i lejojnë atij të qeverisë të gjitha territoret palestineze pas lufte, përfshirë Gazën.

Gjithashtu, ai u bën thirrje vendeve evropiane që t’i bashkohen Irlandës, Spanjës dhe Norvegjisë që ta njohin Shtetin e Palestinës, si hapin e parë drejt paqes së qëndrueshme në rajon.

Lexo më shumë  Skandali Epstein thellon krizën politike në Britani, shkarkohet një tjetër zyrtar i lartë

“Ne duhet të punojmë për t’i ndihmuar njerëzit tanë në Gazë dhe të përgatitemi për ditën që do të jemi në pushtet”, tha Mustafa në një konferencë me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares.

“Ne duam të ndërtojmë institucionet e një shteti. Ky është vetëm fillimi i paqes që e kemi pritur për 30 vjet”, shtoi ai, shkruan euronews.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon dy rafineri ruse dhe portin e Detit Baltik

“Është koha për ta bërë realitet njohjen e shtetit dhe anëtarësimi i plotë në Kombet e Bashkuara është gjëja e duhur për ta mbajtur të zbatueshme zgjidhjen me dy shtete dhe për të ngjallur shpresë për paqe për popullin dhe rajonin”.

YouTube player