Bota

Autoritetet kineze marrin vendimin: Ndalohet ndërtimi i ndërtesave super të larta

Qeveria kineze ka marrë vendimin për të ndaluar ndërtimin e pallateve “super të larta” në qytetet e vogla.

Sipas ligjit të ri, qytetet me popullsi më pak se 3 milionë njerëz do të kufizohen nga ndërtimi i qiellgërvishtësve më të lartë se 150 metra.

Qytetet me popullsi më të madhe se kaq do të kufizohen nga ndërtesat më të larta se 250 metra. Ndërkohë, prej kohësh Kina ka ndaluar ndërtimin e pallateve më të larta se 500 metra, raporton BBC.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Vlen të përmendet këtu se Kina ka në përbërje të saj disa prej ndërtesave më të larta në botë, përfshirë Kullën e Shangait, 632 metra dhe Qendrën Financiare Ping An, 599 metra

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *